Bie numri në 204 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 40 qytetarë u shëruan vetëm dje

05.08.2022

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 9 mijë e 592 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 204 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 20 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar […]

Bie numri në 204 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 40 qytetarë u shëruan vetëm dje Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 9 mijë e 592 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 204 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 20 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar 40 qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 1,155 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 1,850 qytetarë, fatkeqësisht është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  229, Prizren  111, Gjakovë  79, Fushë Kosovë  72, Gjilan  59, Mitrovicë  58, Lipjan  56, Podujevë  44, Kamenicë  40, Viti  40, Vushtrri  36, Skenderaj  36, Ferizaj  35, Istog  33, Gllogoc  32, Pejë  26, Obiliq  25, Shtime  24, Rahovec  21, Suharekë  20, Malishevë  19, Klinë  18, Dragash  13, Deçan  10, Kaçanik  8, Hani i Elezit  4, Junik  3, Kllokot  3, Graçanicë  1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë  321, Pejë  168, Ferizaj  141, Prizren  124, Gjilan  120, Mitrovicë  103, Fushë Kosovë  101, Lipjan  74, Gllogoc  67, Gjakovë  62, Skenderaj  59, Podujevë  56, Obiliq  55, Klinë  54, Vushtrri  47, Kamenicë  41, Rahovec  41, Suharekë  40, Viti  38, Deçan  33, Malishevë  30, Istog  29, Dragash  16, Shtime  11, Hani i Elezit  9, Kaçanik  4, Junik  2, Novobërdë  2, Kllokot  2.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 245,724, që nga fillimi i pandemisë e deri tani kanë vdekur 3,174 persona, ndërsa deri tani janë konfirmuar gjithsej 258,490 raste pozitive dhe janë kryer 1,927,008 teste.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 63 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.528 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.227 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.687 doza të treta dhe 1,462 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.