Sot mblidhen dy komisione parlamentar

23.02.2024

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare.

Sot mblidhen dy komisione parlamentar Foto: Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Salih Zyba

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i cili nis mbledhjen në orën 10, do të vazhdoi dëgjimin mbikëqyrës i Komisionit të Pavarur për Media. 

Ndërsa, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur më realizimin e të hyrave për vitin 2023. Mbledhja fillon në orën 11.