Rriten eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

23.07.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin qershor 2021 Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 30.1% në muajin qershor 2021, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2020, gjegjësisht […]

Rriten eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin qershor 2021

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 30.1% në muajin qershor 2021, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 320.3 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 246.2 milion Euro në vitin 2020. Eksporti mbulon importin me 18.5%.

Eksporti i mallrave në muajin qershor 2021 kishte vlerën 72.9 milionë Euro, ndërsa importi 393.2 milion Euro, që është një rritje prej 63.5% për eksport dhe 35.2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 36.7% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 17.3% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 9.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.1% e përbëjnë produktet minerale; 7.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 4.4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.9% e përbëjnë produktet minerale; 11.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.4% e përbëjnë produktet e industrisë kimike, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 23.5 milion Euro, ose rreth 32.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 43.5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Italia (8.5%), Gjermania (7.1%), Holanda (3.3%), etj.

LEXO EDHE:  ASK: Numri i ndërmarrjeve dhe i të punësuarve shënoi rritje në vitin 2023

Kurse importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 170.2 milion Euro, ose 43.3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 30.5%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.8%), Italia (6.1%), Greqia (3.7%), Polonia (3.0%), etj.

Në muajin qershor 2021, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 29.0 milion Euro, ose 39.9% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 41.3%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut (14.5%), Shqipëria (13.5%), Serbia (6.0%), dhe Mali i Zi (4.3%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së, në muajin qershor 2021, arritën në 78.9 milion Euro, ose 20.1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 31.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.5%), Serbia (6.4%), dhe Maqedonia e Veriut (5.2%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 20.3 milion Euro, ose 27.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (12.2%), dhe Zvicra (8.2%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 144.1 milion Euro, ose 36.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14.7%) dhe Kina (9.6%).

tregtia-e-jashtme-e-mallrave-qershor-2021

Etiketat