Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

06.10.2021

Gjatë vitit 2020, kur edhe u identifikuan rastet e para të infektimeve me COVID-19, çmimi i derivateve kishte shënuar rënie të dukshme. Ndërsa gjatë këtij viti aktual, kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, kishte paralajmëruar disa herë se çmimet e derivateve do të shënojnë rritje. Në dy ditët e fundit çmimet e derivateve të naftës në […]

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Gjatë vitit 2020, kur edhe u identifikuan rastet e para të infektimeve me COVID-19, çmimi i derivateve kishte shënuar rënie të dukshme.

Ndërsa gjatë këtij viti aktual, kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, kishte paralajmëruar disa herë se çmimet e derivateve do të shënojnë rritje.

Në dy ditët e fundit çmimet e derivateve të naftës në Republikën e Kosovës kanë pësuar rritje, ku çmimi i derivateve varion nga 1.14 cent deri në 1.16 cent.

Por, ndonëse janë rritur çmimet e derivateve, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë për IndeksOnline se megjithatë qytetarëve të Republikës së Kosovës po u shërbehet me çmimet më të lira në regjion.

“Sa i përket çmimit të derivateve dihet se çmimin e përcakton BERZA dhe Organizata prodhuese OPEC. Sa i përket çmimit në dy ditët e fundit kemi rritje të theksuar në import por çmimet me pakicë nuk ka lëvizje të mëdha.

Sot çmimet në Kosovë janë: Dizell 1.14 deri në 1.21 dhe benzi 1.19 deri në 1.26.

Çmimet në Shqipëri të derivateve janë: Dizell 1.51 c dhe benzina 1-54 c.

Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut që kanë akcizën më të ulët për 22c.

Qytetarët nuk kanë nevojë për panik pasi Kosova nuk do të ketë krizë për derivate”, tha ai.

Etiketat

Ofertat e fundit