Rrahu gruan e tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje prizrenasi

10.06.2023

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit. Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës në Prizren gjatë ditës së premte ka arrestuar një […]

Rrahu gruan e tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje prizrenasi Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës në Prizren gjatë ditës së premte ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se i dushuari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 09.06.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.