Qytetarët në Gjermani do të gjobitën së paku 50 euro nëse nuk vendosin maska

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në takimin e sotëm me drejtuesit e provincave, do të propozojë një seri masash për shkak të rritjes së numrit të rasteve të coronavirusit.

Gazeta gjermane der Spiegel, ka njoftuar qytetarët e shtetit Gjerman, personat që nuk mbajnë maskën do të gjobiten së paku 50 euro.

Për këtë vendim është pajtuar Kancelarja Gjermane, Angela Merkel.

Gjithashtu, siç u tha, numri i personave në ambiente të mbyllura do të kufizohet në 25.

Kjo masë është miratuar pasi që në periudhën e kaluar ka pasur një rritje të numrave të të infektuarve me coronavirus kryesisht për shkak të organizimit të ndejave private.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore gjermane kanë njoftuar se rastet vijnë nga Kosova, Bullgaria, Kroacia, Serbia, ku shtetasit e tyre ishin për pushimet.

Gjermania ka raportuar 239 mijë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 9352 persona. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.