Qeveria miraton udhëzimin e ri për çmimet e naftës

24.08.2022

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ështê miratuar udhëzimi i ri administrativ për rregullimin e çmimeve të karburanteve dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë e naftës dhe derivateve të tjera. Ky udhëzim është miratuar në mënyrë unanime nga kabineti qeveritar. Qeveria e Kosovës, më datë 24 qershor 2022 kishte miratuar një […]

Qeveria miraton udhëzimin e ri për çmimet e naftës Foto: Ilustrim

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ështê miratuar udhëzimi i ri administrativ për rregullimin e çmimeve të karburanteve dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë e naftës dhe derivateve të tjera.

Ky udhëzim është miratuar në mënyrë unanime nga kabineti qeveritar.

Qeveria e Kosovës, më datë 24 qershor 2022 kishte miratuar një udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës, por ai është ndryshuar sot.

Ministrja Rozeta Hajdari nuk ka shpejguar në detaje përmbajtjen e udhëzimit të ri për rregullimin e çmimit të naftës.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka thënë se nuk është ende në dijeni për përmbajtjen e vendimit, por është shprehur se do të kundërshtojë një udhëzim të ri nëqoftë se përmbajtja e tij është e njëjtë me udhëzimin paraprak.