Përfitimi nga Pakoja Emergjente, regjistrohen si të punësuar të ri 6026 persona

27.04.2020

Në kuadër të pakos emergjente fiskale, masa 1.14 u hap mundësinë ndërmarrësve tanë që të përfitojnë nga ndihma e qeverisë edhe për punëtorët që i fusin në listë për herë të parë gjatë muajit mars ose prill dhe i pajisin të njejtit me kontrata një vjeqare të punë. Kjo masë nxitëse për formalizim të ekonomisë […]

Përfitimi nga Pakoja Emergjente, regjistrohen si të punësuar të ri 6026 persona Foto: Ilustrim

Në kuadër të pakos emergjente fiskale, masa 1.14 u hap mundësinë ndërmarrësve tanë që të përfitojnë nga ndihma e qeverisë edhe për punëtorët që i fusin në listë për herë të parë gjatë muajit mars ose prill dhe i pajisin të njejtit me kontrata një vjeqare të punë.

Kjo masë nxitëse për formalizim të ekonomisë ka rezultuar shumë produktive, meqë deri më sot, kemi hiq më pak se 6.026 punëtorë të ri të futur në lista të pagave për muajin mars.

Nuk ka asnjë periudhë që nga viti 1999 që rezulton me formailizim të këtyre përmasave të ekonomisë, meqë për vetëm dy javë, kontigjenti i të punësuarve në sektorin privat është shtuar për 2.6%.

Jam optimist që ky numër do të rritet ndieshëm edhe në dy javët e ardhshme, meqë ne kemi siguruar komunitetin e biznesit që masa është një mundësi për ta e asesi nuk nënkupton ndonjë sanksion eventual.

Në anën tjetër, pas datës 15 maj mund të hapet një masë shtesë ku mundësojmë aplikimin e të punësuarve joformal, në rast se dokumentojnë që janë duke punuar dhe nuk kanë marrë dakordim për formalizim nga punëdhënësi.