Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për ditën e sotme 12 shtator.

Sipas IHMK-së vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë për shkak të insolacionit të gjatë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.