Parashikimi i motit për sot

17.03.2025

Për sot parashikohet të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, me ç’rast moti do të karakterizohet kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me vetëtimë dhe bubullimë në zona të caktuara.

Parashikimi i motit për sot Foto: Ilustrim

Në zonat malore pritet të ketë reshje bore. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, sidomos nga mesnata dhe gjatë natës, reshjet e borës pritet të shtrihen edhe në zona të ulëta, ndonëse në sasi të pakta.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 15 deri në 50 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 11°C.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler