Parashikimi i motit për nesër

05.03.2022

Në ditët e fundjavës, pritet një përmirësim i gjendjes me cilësinë e ajrit. Qarkullimi i mirë ajror edhe mban ndotësit ajror më të shpërndarë. Indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme, por edhe të mira, sidomos ditën e diel. Vetëm orëve të mbrëmjes, në vende ku nuk do të ketë qarkullim të mirë […]

Parashikimi i motit për nesër Foto: Ilustrim

Në ditët e fundjavës, pritet një përmirësim i gjendjes me cilësinë e ajrit. Qarkullimi i mirë ajror edhe mban ndotësit ajror më të shpërndarë. Indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme, por edhe të mira, sidomos ditën e diel. Vetëm orëve të mbrëmjes, në vende ku nuk do të ketë qarkullim të mirë ajror, vlerat kalojnë edhe në të dobëta dhe shumë të dobëta.

6.03 – Ftohtë, kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta bore, që gjatë ditës në vise të ulëta përzien edhe me reshje shiu.

7.03 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë. Kohëpaskohe priten të reshura shiu dhe bore, derisa gjatë mbrëmjes të shndërrohen në borë.

8.03 – Shumë ftohtë, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.

9.03 – Shumë ftohtë, vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Herë herë me reshje lokale bore.

Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet në fundjavë zbresin deri në -2 e 0C, e javën e ardhshme edhe deri në -4C e -7C. Rënie pësojnë edhe maksimalet në 3C e 4C në fundjavë, e ditën e martë edhe në 0C.

Erërat do të fryjnë të lehta dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.