Parashikimi i motit për javën e dytë të shtatorit

07.09.2020

Institui Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për javën e dytë të shtatorit ku sipas IHMK-së gjatë kësaj jave do të jetë mot kryesisht i qetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Për shkak të kthjellimeve dhe prezencës së madhe të diellit, indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe kujdesi ndaj këtyre […]

Parashikimi i motit për javën e dytë të shtatorit Foto: Ilustrim

Institui Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për javën e dytë të shtatorit ku sipas IHMK-së gjatë kësaj jave do të jetë mot kryesisht i qetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Për shkak të kthjellimeve dhe prezencës së madhe të diellit, indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe kujdesi ndaj këtyre rrezeve në orët e mesditës do të ishte i domosdoshëm, sidomos te një pjesë e popullatës me sëmundje kronike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.