Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Çlirim Gashi

15.05.2021 / Lajme

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë.

Si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik ka mundësi që vende-vende, kryesisht rrëzë maleve të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

RAPORTO