Parashikimi i motit

09.07.2024

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës. Shumë nxehtë.

Parashikimi i motit Foto: Ilustrim

Pluhuri saharian do të fillojë të tërhiqet.

Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 10-39 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C.

Disa këshilla si të mbroheni nga nxehtësia:

1. Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë gjatë ditës. Shmangni pijet alkoolike dhe ato me kafeinë pasi mund të dehidratoheni.

2. Shmangni diellin direkt: Qëndroni brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës (zakonisht midis orës 10:00 dhe 16:00). Nëse duhet të dilni jashtë, qëndroni në hije sa më shumë të jetë e mundur.