“NEWBORN-i” do të ketë pamje tjetër këtë vit

15.02.2024

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit, krijuesi i obeliskut “NEWBORN”, Fisnik Ismaili ka treguar se vepra e tij do të duket më ndryshe.

“NEWBORN-i” do të ketë pamje tjetër këtë vit Foto: Ilustrim

Ai ka thënë se obelisku këtë vit do të jetë pa gjemba, kjo pasi kosovarët mund të udhëtojnë pa viza.

Pamja e re e obeliskut “NEWBORN” do të jetë gati për 17 shkurt, në ditën e Pavarësisë së Kosovës.