Në këtë vit 22 persona vdiqën në vendin e punës

  • 24.12.2018
Në këtë vit 22 persona vdiqën në vendin e punës

Në vitin 2018, 22 persona humbën jetën në vendin e tyre të punës, kurse 104 persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të mbajë primatin si sektori që më së shumti i rrezikohet jeta punëtorëve.

Sot këto të dhëna, dhe raporti është publikuar nga
Qendra për Politika dhe Avokim dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) në bashkëpunim me Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë kanë publikuar raportin ‘Sfidat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë’.


Ky raport u prezantua nga Milaim Morina, nga Qendra për Politika dhe Avokim, i cili ka thënë se në këtë vit, 22 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Ai ka potencuar se Kosova është vendi me shkallën më të lartë të vdekjeve për 100 mijë të punësuar, që sipas tij 6.3 punëtor në 100 mijë të punësuar.

Morina tha se: “Lëndime të rënda janë 104, vdekje para dy dite ndërroj jetë edhe një punëtor, 24 vdekje, 22 janë si pasojë e aksidenteve në vendin e punës ndërsa dy vdekje janë për shkaqe natyrore. Ne kemi bërë edhe një krahasim se si qëndron puna e aksidenteve në vendet e punës, kemi marrë si mostër krahasimi Kroacinë, e cila i ka 13 mijë e 200 të lënduar dhe 18 vdekje, Shqipëria i ka 154 të lënduar dhe 19 vdekje, Serbia i ka 84 lëndime të rënda dhe 20 vdekje, statistika e Serbisë është e muajit korrik se pas muajit korrik nuk kemi mundur të marrim një të dhënë tjetër. Sllovenia 9 mijë e 270 lëndime të rënda dhe 17 vdekje, ndërsa Maqedonia i ka 134 lëndime dhe 24 vdekje”, tregoi ai të dhënat e raportit”, raporton KSP.

Kurse Çerkin Dukolli, kryetari i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, prezantoi raportin e punës për vitin 2018.

Ai u shpreh se nga vizitat që kanë bërë nëpër biznese kanë arritur në përfundim se gjendja në sektorin publik është pak më e mirë sa i përket gjendjes së sigurisë dhe shëndetit në punë. Megjithatë, ai ka potencuar se edhe në sektorin privat po bëhen hapa të mirë sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Kemi vërejtur se kapacitetet aktuale apo humane të inspektoratit të punës nuk janë të mjaftueshme për të realizuar vizita inspektime në të gjitha ato kompani gjithandej territorit të vendit dhe kemi rekomanduar edhe rritjen e numrit të inspektoratit. Kjo ka marrë rrugë dhe presim që gjatë vitit 2019 të kemi edhe 10 inspektor shtesë të punës. Po ashtu, kemi konstatuar se shëndeti dhe siguria ende mbetet sfidë në vendin tonë, përkundër përpjekjeve që po bëjnë kompanitë, përkundër punës së madhe që po bënë Inspektorati i punës dhe ne ende kemi një numër të lartë të vdekjeve në punë”, u shpreh ai.

Raporti i publikuar sot nga Qendra për Politika dhe Avokim dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) në bashkëpunim me Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë është pjesë e projektit “Sundimi i Ligjit-Promovimi i të Drejtave te Punëtorëve” që implementohet nga Qendra për Politika dhe Avokim(QPA) dhe financohet nga Olof Palme International Center (OPC).

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë