Moti sot: Shi gjithë ditën, priten edhe shkarkesa rrufesh
10.09.2024
Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, duke sjellë rrebeshe lokale shiu vonë, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Foto: Ilustrim
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 30°C.