Moti në Kosovë me vranësira

19.04.2024

Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, ndërsa në zonat malore do të jenë në formë të borës.

Moti në Kosovë me vranësira Foto: Ilustrim

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C. Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 16-37 km/h.

Mot i ndryshueshëm vijon të mbretëroj edhe ditëve vijuese. Të shtunën pak më butë, me temperatura deri në 16°C dhe me më shumë intervale me diell. Të dielën ftohtë, vetëm 9°C, kryesisht me vranësira dhe të reshura shiu, raporton Prishtina Weather.

Edhe java e ardhshme fillon më butë, deri në 16°C maksimalet, por se të martën sërish rikthehen vranësira e të reshura shiu, e temperaturat zbresin në 10°C.