Të martën mot stabil dhe me diell, temperaturat ngriten deri në 9°C

14.12.2020

Fusha anticiklonike që kanë filluar të shtrihen mbi rajonin tonë do të kushtëzojnë në ditët e ardhshme mot të qëndrueshëm, ku pritet të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Pas një përrmirësimi të cilësisë së ajrit nga dita e djeshme, moti stabil ditëve në vijim, gradualisht sjell përkeqësim të cilësisë së ajrit, […]

Të martën mot stabil dhe me diell, temperaturat ngriten deri në 9°C Foto: Ilustrim

Fusha anticiklonike që kanë filluar të shtrihen mbi rajonin tonë do të kushtëzojnë në ditët e ardhshme mot të qëndrueshëm, ku pritet të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

Pas një përrmirësimi të cilësisë së ajrit nga dita e djeshme, moti stabil ditëve në vijim, gradualisht sjell përkeqësim të cilësisë së ajrit, pasi koncentrimi i ndotësve ajrore do të rritet e indeksi gradualisht gjatë ditës së nesërme do të kaloj në vlera të dobëta, e më vonë edhe në shumë të dobëta.

Të martën paradite kryesisht me vransira të ulëta. Ditën priten kthjellime. Në vise malore kryesisht me kthjellime. Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 8C, e në vise malore -4C deri 7C. Era do të fryejë e lehtë kryesisht nga krahu jugore 1-3m/s.

Temperaturat në vise të ulëta -3C deri 9C, e në vise malore -2C deri 7C. Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV 2.