Malisheva kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë për daljen nga karantina
Komuna e Malishevës, ka vendosur për shfuqizimin e apo heqjen e urdhëresës për ndalesat shtesë, në kuadër të masave parandaluese dhe luftimin e përhapjes së COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës dhe tani mbesin në fuqi vetëm vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ky vendim është marrë, në takimin e sotëm të zgjeruar të Shtabit […]
Komuna e Malishevës, ka vendosur për shfuqizimin e apo heqjen e urdhëresës për ndalesat shtesë, në kuadër të masave parandaluese dhe luftimin e përhapjes së COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës dhe tani mbesin në fuqi vetëm vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky vendim është marrë, në takimin e sotëm të zgjeruar të Shtabit Komunal për menaxhimin e situatës me CPOVID-19 në Malishevë dhe Komitetit Emergjent. Po ashtu në këtë takim u kërkua nga të gjitha subjektet afariste, që të mos i lejojnë klientët brenda objekteve, pa pajisje mbrojtëse, maska dhe dorëza.
Në këtë mbledhje, ishte kërkesë unanime që Ministria e Shëndetësisë ta largoj karantinën e vendosur për tërë territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa lagjet apo shtëpitë e caktuara të mbahen në vëzhgim sipas situatës që mund të krijohet, shkruan Indeksonline.
Të gjitha këto vendime dhe kërkesa erdhën, pas shqyrtimit të situatës me COVID-19, në Komunën e Malishevës, ku u vlerësua se situata është stabilizuar në të gjitha rastet e burimeve të infeksionit, ndërsa rastet e raja që eventualisht mund të shfaqen, atëherë të izolohen familjet, apo rrugët e lagjet e caktuara.