Kurti nuk lëkundet nga masa e reciprocitetit për targat

21.09.2021

Serbët e Kosovës nga rajoni kufitar edhe sot kanë vazhduar bllokimin e rrugëve në pikat kufitare kosovaro-serbe Jarinje dhe Brnjak. Ata protestuan kundër dekretit të ri të qeverisë kosovare, sipas të cilit targat serbe nuk vlejnë më në Kosovë. Në anën tjetër policia kufitare në Kosovë ka zbatuar vazdhimit pa asnjë përjashtim masën e reciprociteti […]

Kurti nuk lëkundet nga masa e reciprocitetit për targat Foto: Ilustrim

Serbët e Kosovës nga rajoni kufitar edhe sot kanë vazhduar bllokimin e rrugëve në pikat kufitare kosovaro-serbe Jarinje dhe Brnjak.

Ata protestuan kundër dekretit të ri të qeverisë kosovare, sipas të cilit targat serbe nuk vlejnë më në Kosovë.

Në anën tjetër policia kufitare në Kosovë ka zbatuar vazdhimit pa asnjë përjashtim masën e reciprociteti që nga mëngjesi i së hënës. Shoferët në automjetet me targa serbe duhet t’i çmontojnë ato në pikat kufitare dhe t’i vendosin targat e përkohshme kosovare që i marrin nga zyrtarët kufitarë.

Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë sot paraqiti vendosmërinë e tij lidhur me dekretin për targat, duke treguar se është masë reciproke, se edhe Kosova edhe Serbia janë të dyja edhe gabim edhe drejt.

Kurti ka shtuar se ose i mbajmë targat të dy shtetet, ose i heqim të dyja. Liria e lëvizjes është e drejtë dhe nuk do të shkelet nga Kosova.

Ndonëse përfaqësues të subjekteve opozitare e kanë parë si një lëvizje të Kurtit gjatë fushatës për zgjedhje lokale, nga ana e qytetarëve një vendim i tillë është mirëpritur.

Në fakt, Serbia nuk i ka njohur targat e Kosovës më shumë se 10 vite, ku udhëtarët me automjete me targa RKS obligohen t’i ndërrojnë ato me targa të përkohshme serbe në pikat kufitare kur hyjnë në Serbi.