Komuna jep tokën dhe objektin pa kompenzim për “Personat pa përkujdesje familjare” në Gjinoc

15.01.2019

Komuna e Suharekës ka dhënë pëlqimin për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit tё hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë prej 15, (pesëmbdhjetё) deri nё 99, (nёntëdhjetё e nёntё)  vite të pronës së paluajtshme të komunës, për interes publik. Parcela, kadastrale, P72116020-00917-0, sipas certifikatës së pronës, Nr-213/2015-2,e cila gjendet në vendin e quajtur “Livadhet e verdha” […]

Komuna jep tokën dhe objektin pa kompenzim për “Personat pa përkujdesje familjare” në Gjinoc Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka dhënë pëlqimin për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit tё hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë prej 15, (pesëmbdhjetё) deri nё 99, (nёntëdhjetё e nёntё)  vite të pronës së paluajtshme të komunës, për interes publik.

Parcela, kadastrale, P72116020-00917-0, sipas certifikatës së pronës, Nr-213/2015-2,e cila gjendet në vendin e quajtur “Livadhet e verdha” nё fshatin Gjinoc Komuna e Suharekës, me sipërfaqe prej 12435m² dhe objekti që është në ndërtim e sipër me sipërfaqe të përgjithshme të bazamentit 1320m² pasurisë shoqërore në emër të Komunës së Suharekës, me destinim të caktuar “Ofrimin e shërbimeve për personat pa përkujdesje familjare”.

Parcela së bashku me objektin e cekur në neni 1, të këtij vendim jepet pa kompensim, komisioni për zbatimin procedurave për dhënien nё shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë tё pronës se paluajtshme tё Komunës, ka kompetencë, autorizimet dhe përgjegjësit të përcakton kushtet dhe kriteret specifike për këtë çështja pasi që objekti në fjalë është në ndërtim e sipër dhe përfituesi ka për të bërë investime në këtë objekt me qellim të funksionalizimit të objektit për destinimin e caktuar më lartë.