Java fillon sërish me mot të ftohtë, temperaturat minimale -12 °C

Java e ardhshme nis me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Në fillim të javës mbetet shumë ftohtë, më pas temperaturat në rritje. Nga e premta priten mundësi edhe për të reshura shiu.

Sipas PrishtinaWeather në ditët e ardhshme mbi vendin tonë shtrihen fusha anticiklonike që mundësojnë mot më stabil, mirëpo masat e acarta polare mbeten ende prezente duke mbajtur temperaturat minimale thellë nën vlera mesatare.

Ndërkohë nga Mesdheu dhe Afrika veriore fillojnë të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore, që në pjesën e dytë të javës shtrihen edhe mbi vendin tonë, duke rritur gradualisht temperaturat edhe mbi vlera mesatare. Deri në fundjavë pritet edhe depërtimi i një cikloni nga Atlantiku mbi Itali, që nga dita e premte mundëson edhe të reshura shiu, e në vise malore të borës.

Në ditët në vijim, shkaku i kushteve jo shumë të favorshme meteorologjike, në aspektin e qarkullimit ajror, koncentrimi i ndotësve ajror do të jetë më i lartë pranë sipërfaqes tokësore, e që do të përkeqësoj indeksin e cilësisë së ajrit ku do të mbetet kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

18.01 – Mot shumë i ftohtë, në mëngjes pjesërisht vranët, me mundësi për ndonjë rrebesh të dobët bore. Gjatë ditës më shumë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.
19.01 – Pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime. Në mëngjes shumë ftohtë.
20.01 – Mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.
21.01 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes ftohtë. Mbrëmjes në perëndim të vendit mundësi për reshje shiu.
22.01 – Kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu, që më vonë në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rritje, me minimale që zbresin deri në -12C të martën, e deri të premte rriten edhe në +2C. Maksimalet gradualisht në rritje nga -4C deri në 8C ditën e premte.
Do të fryj erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s, e në pjesën e dytë të javës nga juglindja e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e më pas në rënie.

RAPORTO