Gjermania i njeh testet e COVID-19 që bëhen në Kosovë

Informacionet e fundit tregojnë se Gjermania vazhdon të njohë testet për virusin Corona, të bëra në Kosovë – në vendet që janë më të akredituara, kuptohet, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se personat që kanë me vete një test të bërë me rezultat negativ, mund t’i shmangen karantinimit.

Gjermania përveç shumë shteteve nga Evropa, ka renditur edhe Kosovën, bashkë me Shqipërinë, në listen e shteteve me rrezik. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.