Fundjava me reshje shiu, temperaturat maksimale 20°C

17.09.2021

Fundjava me reshje shiu. Të shtunën më freskët, e të dielën ngrohtë. Fillimi i javës me mot jostabil, rënie e temperaturave dhe mundësi për shi. Në ditët e fundjavës, pritet ndryshim i situatës sinoptike. Para do të kemi një periudhë të një moti më të paqëndrueshëm. Të shtunën e të dielën priten edhe reshje lokale […]

Fundjava me reshje shiu, temperaturat maksimale 20°C Foto: Ilustrim

Fundjava me reshje shiu. Të shtunën më freskët, e të dielën ngrohtë. Fillimi i javës me mot jostabil, rënie e temperaturave dhe mundësi për shi.

Në ditët e fundjavës, pritet ndryshim i situatës sinoptike. Para do të kemi një periudhë të një moti më të paqëndrueshëm. Të shtunën e të dielën priten edhe reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima. Në aspketin termik të shtunën do të jetë më freskët e të dielën sërish pak më ngrohtë.
Fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht me vransira, e ku mbetën mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit nga e marta në rënie.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, e herë herë edhe në të mira.

Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e të mërkurën zbresin edhe në 10C. Maksimalet të shtunën zbresin në 20C, për të shënuar sërish rritje të dielën deri në 25C, e më pas me një tendencë të rënies deri në 19C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s, të hënën me hove edhe deri në 14m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë me tendencë të rënies nën vlera normale, më pas shënon rritje.