Fundjava me mot më të butë, priten edhe reshje lokale shiu

12.03.2021

Ciklone që do të kalojnë nga rajoni në ditët e fundjavës, do të kushtëzojnë mot me vransira të ndryshueshme ditëve të fundjavës, e ndërkohë masat e ngrohta ajrore që shtrihen nga Mesdheu rrisin temperaturat pak mbi vlera mesatare, duke mundësuar të kemi mot më të butë. Nga dita e hënë, shtrirja e masave më të […]

Fundjava me mot më të butë, priten edhe reshje lokale shiu Foto: Ilustrim

Ciklone që do të kalojnë nga rajoni në ditët e fundjavës, do të kushtëzojnë mot me vransira të ndryshueshme ditëve të fundjavës, e ndërkohë masat e ngrohta ajrore që shtrihen nga Mesdheu rrisin temperaturat pak mbi vlera mesatare, duke mundësuar të kemi mot më të butë.

Nga dita e hënë, shtrirja e masave më të ftohta ajrore nga veriu i rajonit mbi vendin tonë, sjell rënie të temperaturave, e të reshurat e shiut do të përzien apo edhe shndërrohen në reshje bore, derisa në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.

Edhe ditën e martë e mërkurë vendi ynë mbetet nën dominim të fushave të presionit të ulët dhe masave të ftohta ajrore, që do të mundësojnë të kemi mot të paqëndrueshëm, me vransira të ndryshueshme, e herë-herë me reshje shiu por edhe bore.

Sipas parashikimeve të fundit, depërtimet ciklonike nga Mesdheu në jug të rajonit, do të mundësojnë mot me vransira dhe të reshura edhe në pjesën e dytë të javës së ardhshme, e ka gjasa që të ketë edhe reshje bore, të cilat mund të krijojnë edhe shtresë dëbore.

Erërat që pritet të fryjnë në ditët në vijëm, do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, gjë që nidkon në përmirësim të cilësisë së ajrit, ku indeksi mbetet më gjatë në vlera mesatare dhe të pranueshme. Vetëm në raste të periudhave të qetësisë, kryesisht në mbrëmje cilësia e ajrit përkeqësohet edhe në vlera të dobëta.

Të shtunën pritet mot më i butë, kryesisht me vransira. Në perëndim të vendit me reshje të dobëta shiu, e pasdite reshje lokale mund të priten edhe në pjesët tjera të vendit. Në mbrëmje kthjellime.