Edhe fundjava me mjegull dhe vransira

19.12.2020

Ditëve të fundjavës vendi ynë mbetet nën dominim të fushave anticiklonike, e parashihet që në pjesët e ulëta të mbeten kushte për mjegull ose vransira të ulëta. Megjithëse sipër shtresës së mjegullës ditën e diel do të ketë shtim të vransirave. Fusha ciklonike ditën e diel depërtojnë mbi Mesdhe nga Afrika veriore, që mund të […]

Edhe fundjava me mjegull dhe vransira Foto: Ilustrim

Ditëve të fundjavës vendi ynë mbetet nën dominim të fushave anticiklonike, e parashihet që në pjesët e ulëta të mbeten kushte për mjegull ose vransira të ulëta.

Megjithëse sipër shtresës së mjegullës ditën e diel do të ketë shtim të vransirave.

Fusha ciklonike ditën e diel depërtojnë mbi Mesdhe nga Afrika veriore, që mund të sjellin kushte për të reshura shiu edhe përgjatë bregdetit shqiptar ditën e hënë.

Këto kushte mund edhe të zhbllokojnë këtë situatë meteorologjike mbi vendin tonë, kur gjatë ditës mund të ketë edhe intervale me diell, mirëpo orëve të mëngjesit mbesin kushte për mjegull.

Në pjesën e dytë të javës priten mundësi edhe për të reshura shiu, e sipas disa modeleve mund të priten edhe reshje bore në fundjavën e ardhshme.

Ndotësit ajror do të mbeten të rritur edhe ditëve në vijim, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, mirëpo gjatë ditës mund të zbres edhe në vlera mesatare.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga -1C deri 2C, e temperaturat maksimale gradualisht do të rriten në 7C deri 10C. Era fryn lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies nga java e ardhshme.