EdGuard: Mbi 66% e nxënësve i konsiderojnë konfuze pyetjet e PISA-s

11.12.2023

66 për qind e nxënësve kanë deklaruar se pyetjet ishin konfuze, për 34 përqind prej tyre ishin të qarta, përderisa 50 për qind prej tyre ishin mesatarisht të vështira, e mbi 21 përqind e nxënësve kanë thënë se pyetjet e testit Pisa ishin të vështira. Kështu thuhet në hulumtimin të cilën Instituti Edguard ka realizuar […]

EdGuard: Mbi 66% e nxënësve i konsiderojnë konfuze pyetjet e PISA-s Foto: Ilustrim

66 për qind e nxënësve kanë deklaruar se pyetjet ishin konfuze, për 34 përqind prej tyre ishin të qarta, përderisa 50 për qind prej tyre ishin mesatarisht të vështira, e mbi 21 përqind e nxënësve kanë thënë se pyetjet e testit Pisa ishin të vështira. Kështu thuhet në hulumtimin të cilën Instituti Edguard ka realizuar me nxënësit të cilët ishin të përfshirë në testim, me titull ”Performaca e nxënësve kosovarë në testin Pisa”, për vitin 2022.

“A ishin të informuar nxënësit pjesëmarrës në testin PISA. Kjo ka qenë pyetja jonë e parë dhe e rëndësishme që e kemi pasur për të gjithë pjesëmarrësit. Diku rreth 89% kanë qenë të informuar. Ka pasur informim për pjesëmarrje por jo por jo informim të detajuar për përfshirje në këtë testim. Sa të vështira kanë qenë pyetjet për test: Diku rreth 50% e të anketuarve kanë deklaruar që mesatarisht kanë qenë pyetjet e vështira, shumë 21 për qind, tepër shumë 6 përqind. A ishin pyetjet konfuze. Rreth 66% e nxënësve janë deklaruar që pyetjet që pyetjet ishin konfuze dhe vetëm 34% kanë thënë jo”, ka theksuar Rinor Qehaja nga Instituti Edguard.

Nga pjesëmarrësit u shtrua nevoja që të punohet në kushtet dhe përgatitjen e nxënësve në testimin e radhës.

“Nëse do t’i kishim kushtuar një rëndësi si shtet test Pisa dhe nxënësit tonë do të hynin në test të përgatitur se kanë me pas një rezultat qoftë si shkollë qoftë si individ, atëherë unë besoj që do të dilnim pak më ndryshe”, ka thënë Betim Sylejmani, drejtor i gjimnazit, “Sami Frashëri”.

Betim Sherifi, mësimdhënës në shkollën fillore “Elena Gjika”, ka theksuar se një çështje që pak është prek, kanë qenë kushtet me të cilat organizohet edhe testi Pisa.

“Kosova, nuk ka qendra të testimeve, kryesisht, nxënësit janë testuar nëpër klasë të cilat si institut të cilat mendoj që pas 3 viteve me ardhur me bë fotografi edhe me pa se në çfarë kushte i nënshtrohen nxënësit testimit edhe për ato 2 orë sa qëndrojnë, do të thotë a kanë ujë, a kanë ushqim që të gjitha këto ndikojnë në përformimin e tyre gjatë testimit”, ka thënë ai.

E disa prej tyre kishin pritje tjera nga ky prezentim.

“Përveç asaj përmbledhjes së përgjithshme janë me dhjetëra tabela të excel-it, ose edhe formate tjera, ku ne i nxjerrim edhe disa detaje tjera shumë të rëndësishme e të cilat mendoj që duhet t’i analizojmë e ndoshta një ojq nuk mund ta bëjë këtë, por pse jo, e shoh këtë si detyrë të MASHT-it dhe në këtë kontekst e prita prezentimin të tuajin, sepse mendoj që shumë detaje të cilat janë analizu në Pisa mund të nxjerrën nga këto raporte”, ka thënë Driton Vela, profesor në UP.

Ky hulumtim është realizuar me 280 nxënës të moshës 15 vjeçare. Që nga vitit 2015, 2018 dhe së fundmi në testimin e vitit 2022, Kosova u listua pothuajse në fund të tabelës, në lexim, shkencë e matematik, në rezultatet e testit Pisa.