Bankat po i shkatërrojnë bizneset në Kosovë

24.08.2019

Sektori bankar edhe më tej vlerësohet të jetë më fitimprurësi në Kosovë. Derisa bankat po vazhdojnë ta rrisin fitimin e tyre, ekonomistët në vend kanë thënë për gazetën se bizneset tjera po dëmtohen nga shërbimet e shtrenjta bankare. Bankat kanë gjetur një treg të përshtatshëm në Kosovë, pasi edhe më tej vazhdojnë të jenë sektori […]

Bankat po i shkatërrojnë bizneset në Kosovë Foto: Ilustrim

Sektori bankar edhe më tej vlerësohet të jetë më fitimprurësi në Kosovë. Derisa bankat po vazhdojnë ta rrisin fitimin e tyre, ekonomistët në vend kanë thënë për gazetën se bizneset tjera po dëmtohen nga shërbimet e shtrenjta bankare.

Bankat kanë gjetur një treg të përshtatshëm në Kosovë, pasi edhe më tej vazhdojnë të jenë sektori më fitimprurës në vend.

Në raportin e stabilitetit financiar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thuhet se vlera e profitit neto të bankave gjatë vitit 2018 ka arritur në 88 milionë euro, që do të thotë se profiti i sektorit bankar i Kosovës shënoi rritje vjetore prej 3 për qind.

Në këtë fitim, që vlerësohet të jetë mjaft i madh, ka ndikuar rritja e të hyrave nga interesi, qarkullimi voluminoz i parasë dhe çmimet e larta të produkteve të shërbimeve bankare. Po ashtu, sipas BQK-së, norma mesatare e interesit në kredi u zvogëlua në 6,6 për qind, ndërsa ajo në depozita u ngrit lehtësisht në 1,3 për qind.

Derisa bankat kanë rritur fitimin, ekonomive familjare në Kosovë u është rritur borxhi. Sipas të dhënave të publikuara, borxhi i ekonomive familjare vazhdoi trendin e rritjes së vitit 2018. Kështu, tashmë borxhi i brendshëm ndaj sektorit bankar ka shënuar rritje prej 11,2 për qind.

Analistët ekonomikë në vend kanë shprehur shqetësimin e tyre për dëmet që po u bëhen qytetarëve e bizneseve nga bankat. Sipas tyre, kreditë në Kosovë janë më të shtrenjtat në rajon, të cilat rrjedhimisht më pastaj po ndikojnë edhe në mbylljen e bizneseve.