Arsimi në pandemi, rikthimi i nxënësve në shkolla vlerësohet si vendim i duhur

03.01.2022

COVID-19 u bë shkak që ishin mbyllur shkollat, nxënësit vazhduan mësimin në formën online, e që nuk ishte kjo forma e duhur për sa i përket suksesit të nxënësve, por nga mos-alternativa të tjera. Ndërkaq, pas përmirësimit të gjendjes me pandeminë COVID-19, ishin marrë vendime për rikthimin e nxënësve me prezencë fizike si dhe me […]

Arsimi në pandemi, rikthimi i nxënësve në shkolla vlerësohet si vendim i duhur Foto: Ilustrim

COVID-19 u bë shkak që ishin mbyllur shkollat, nxënësit vazhduan mësimin në formën online, e që nuk ishte kjo forma e duhur për sa i përket suksesit të nxënësve, por nga mos-alternativa të tjera.

Ndërkaq, pas përmirësimit të gjendjes me pandeminë COVID-19, ishin marrë vendime për rikthimin e nxënësve me prezencë fizike si dhe me orar të plotë në shkolla, e që kjo po vlerësohet si një vendim i drejtë dhe se ka ndikuar pozitivisht tek mësimdhënia e mësimnxënia.

Si vendim të duhur rikthimin me prezencë fizike e orar të plotë po e vlerësojnë vetë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe përfaqësuesit e institucioneve të arsimit.

Ndonëse fillimi i vitit shkollor 2021/2022 nisi me gati një muaj vonesë, akterët që janë të përfshirë në sistemin e arsimit thonë se ky vit është shumë më i suksesshëm sesa vitet shkollore paraprake, që për shkak të pandemisë COVID-19, mësimi u zhvillua sipas tre skenarëve të ndryshëm.

Vetë nxënësit kanë theksuar se gjysmëvjetori ka qenë shumë më i suksesshëm, pasiqë mësimi pa prezencë fizike ka disa vështirësi.

Gjysmëvjetorin e parë të suksesshëm e vlerëson edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj. Megjithatë, ai ka kritika sa i përket investimeve që shteti po bënë në arsim.

“Mësimdhënësit kanë pasur mundësi t’i kryejnë të gjitha obligimet dhe nxënësit kanë pasur mundësi shumë më tepër të jenë shumë aktivë në orë, sepse kanë qenë në klasë bashkë me mësuesit e tyre. […] Mësimi ka pasur rrjedhë të mbarë, është punuar brenda mundësive që i kemi dhe kushteve, është punuar fatkeqësisht me shkumësa dhe shpuza në një pjesë të shkollave, interneti po mungon. […] Shteti duhet të jap shumë më tepër buxhet për ta përmirësuar, për ta përgatitur shkollën dhe arsimtarin në trajnime për shekullin 21. Ne po bëjmë një betejë të shekullit 21 po me kushte të shekullit të kaluar”, thotë Jasharaj.