2 raste me COVID-19 në Suharekë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 511 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 157 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

IKSHPK sot ka raportuar se 157 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nga 157 të infektuar me Korona virus dy janë nga Komuna e Suharekës.

Një në Suharekë dhe një në fshatin Grekioc.

Gjithashtu kujtojmë se sot janë shëruar 154 pacient që ishin me COVID-19.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.