Valon Bunjaku vishet me ngjyrat e KB YLLIT

19.08.2019

Përforcimi i radhës i klubit Suharekas, KB Golden Eagle YLLI është Valon Bunjaku, fundori i Përfaqësues së Kosovës dhe deritani i Prishtinës. Ai sot pas nënshkrimit të kontratës ka thënë se është në formë shumë të mirë, pasi ka qenë aktiv edhe me përgatitjet në kuadër të përfaqësueses. Ndarja me Prishtinën pas dy viteve ka […]

Valon Bunjaku vishet me ngjyrat e KB YLLIT Foto: Ilustrim

Përforcimi i radhës i klubit Suharekas, KB Golden Eagle YLLI është Valon Bunjaku, fundori i Përfaqësues së Kosovës dhe deritani i Prishtinës.

Ai sot pas nënshkrimit të kontratës ka thënë se është në formë shumë të mirë, pasi ka qenë aktiv edhe me përgatitjet në kuadër të përfaqësueses.

Ndarja me Prishtinën pas dy viteve ka ardhur pasi ai ka parë që Golden Eagle YLLI ka një plan për këtë sezonë.

“Nuk ka qenë e lehtë të ndahem pas 2 viteve në Prishtinëm, mirëpo kushtet e ofruara nga Golden Eagle YLLI dhe projekti I trajnerit Arben Krasniqi, më kanë bindur të vi në Suharekë”, ka thënë Bunjaku.

Kur u pyet se ku sheh veten dhe ekipin këtë sezonë, ai ishte i qartë: “Me punën e trajnerit Arben Krasniqi, që është trajneri më i suksesshëm në Kosovë dhe njeh mirë mentalitetin e lojtarëve, por edhe me përforcimet e bëra, unë e shoh Golden Eagle YLLIN në luftë shumë serioze për titull”.