Trepça transferon ish-lojtarin e Golden Eagle Yllit

08.01.2020

Skuadra basketbollistike nga Mitrovica, Trepça ka bërë transferimin e parë të afatit kalimtar të janarit. Tashmë skuadra mitrovicase është përfocuar me ish-lojtarin e KB Golden Eagle Yllit, Alante Fenner. Fundori 26 vjeçar Alante Fenner, ishte larguar nga Ylli javë më parë, derisa ishte pjesë e skuadrës suharekase, luajti me mesatare prej 12.4 pikëve, 4.1 kërcimeve […]

Trepça transferon ish-lojtarin e Golden Eagle Yllit Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Skuadra basketbollistike nga Mitrovica, Trepça ka bërë transferimin e parë të afatit kalimtar të janarit.

Tashmë skuadra mitrovicase është përfocuar me ish-lojtarin e KB Golden Eagle Yllit, Alante Fenner.

Fundori 26 vjeçar Alante Fenner, ishte larguar nga Ylli javë më parë, derisa ishte pjesë e skuadrës suharekase, luajti me mesatare prej 12.4 pikëve, 4.1 kërcimeve dhe 2.9 asistimeve për ndeshje, raporton eurobasketi.com

Trepça aktualisht gjendet në pozitën e parafundit në Superligë, derisa është në formë të mirë prej që erdhi në krye të skuadrës trajneri i Neven Plantak.