Jameel McKay zbarkon te KB Golden Eagle YLLI

24.08.2019

JAMEEL McKAY vjen për t’i dhënë magji lojës së Golden Eagle YLLIT Ardhja e Jameel McKay në klubin e Suharekës nuk dihet se si të përkufizohet ndryshe përpos që “YLLI vjen te YLLI”. I gjatë 2.06m, me elasticitet të mrekullueshëm në lëvizje, i paparashikueshëm në veprimin e radhës, me një aftësi bllokuese të çeliktë dhe […]

Jameel McKay zbarkon te KB Golden Eagle YLLI Foto: Ilustrim

JAMEEL McKAY vjen për t’i dhënë magji lojës së Golden Eagle YLLIT

Ardhja e Jameel McKay në klubin e Suharekës nuk dihet se si të përkufizohet ndryshe përpos që “YLLI vjen te YLLI”.

I gjatë 2.06m, me elasticitet të mrekullueshëm në lëvizje, i paparashikueshëm në veprimin e radhës, me një aftësi bllokuese të çeliktë dhe karizmatik, McKay zbarkon në Suharekë.

Në pozitat 4/5 është i pakontestueshëm, pas një përvoje jo të vogël, disa herë në përzgjedhje të lojtarëve më të mirë, më i miri në lojën mbrojtëse tek IOWA State dhe pjesë në NBA Draft, ai ka vendosur që numrin 1 që e ka mbajtur tek IOWA State, ta vendosë para klubit tonë në këtë sezonë.

“Jameel McKay, WELCOME to be our Golden Eagle!”, ka shkruar KB Ylli në facebook.