Itali: Shqiptari kishte fshehur kokainën në ‘AirBag’, në banesë i sekuestrohen 16 kg

25.11.2024

Një operacion i madh i policisë financiare italiane ka çuar në një goditje të fortë ndaj trafikut të drogës.

Itali: Shqiptari kishte fshehur kokainën në ‘AirBag’, në banesë i sekuestrohen 16 kg Foto: Ilustrim

Më shumë se 16 kilogramë kokainë, e ndarë në 15 blloqe dhe me një vlerë të tregut prej rreth 500 mijë euro, janë sekuestruar në Perugia. Së bashku me drogën, policia ka sekuestruar edhe një sasi të konsiderueshme parash në kësh.

Si u zbulua droga?

Gjithçka ka nisur nga një kontroll rutinë ndaj një automjeti në Castiglione del Lago. Në makinë ndodhej një shtetas shqiptar, pa precedentë penalë, i cili u shfaq i nervoz gjatë kontrollit. Qentë e trajnuar për të zbuluar drogën kanë reaguar ndaj automjetit, duke i dhënë hetuesve dyshime të forta.

Pas një kontrolli të imtësishëm të automjetit, policia ka zbuluar një fshehtësi në pjesën e airbag-ut të përparmë, ku ishin fshehur disa sasi të vogla kokaine. Kjo gjetje i ka shtyrë hetuesit të kryejnë një bastisje në banesën e shtetasit shqiptar, ku janë gjetur 15 blloqe të mëdha me kokainë.

Operacion i bashkërenduar

Operacioni është kryer nga një njësi e specializuar e policisë financiare, e cila ka bashkëpunuar me një njësi qensh të Korpusit. Hetimet janë ende në vazhdim për të zbuluar origjinën e drogës dhe për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë trafik.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More