Shqiptarët zbulojnë një metodë inovative për trafikimin e drogës, 8 prej tyre arrestohen
Një goditje e fortë ndaj trafikut të drogës në Milano është shënuar nga policia italiane, e cila ka zbuluar dhe shkatrruar një organizatë kriminale që operonte në zonat e San Siro, Lampugnano, Baranzate dhe Bollate.
Foto: Ilustrim
Operacioni ka çuar në arrestimin e 14 personave, 6 italianë dhe 8 shqiptarë, 10 prej të cilëve janë kapur në flagrancë.
Hetimet kanë zbuluar se dy organizata kriminale, të mirëfillta në zonë, kishin krijuar një sistem të sofistikuar për trafikimin e drogës. Ato përdornin të ashtuquajturit “cavalli” italianë dhe shqiptarë, të cilët operonin 24 orë në ditë për shpërndarjen e drogës në nivel lokal. Këta individë merrnin mbështetje logjistike nga organizatat, duke u siguruar strehim dhe gjithçka tjetër që kishin nevojë për të vepruar në Milano.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij operacioni është fakti që organizatat ofronin një lloj “trajnimi” për personat e rinj që dëshironin të bashkoheshin me to, duke i mësuar metodat e trafikimit të drogës.
Hetimet janë bërë të mundura falë përgjimeve ambientale dhe kamerave të fshehura. Policia ka përballuar vështirësi në ndjekjen e këtyre organizatave pasi ato përdornin telefona që ndryshoheshin shpesh për të shmangur ndërhyrjen e autoriteteve.
Shitja e drogës bëhej përmes shisheve speciale të ujit, ku kriminelët e vendosnin drogën brenda. Ndiqni videon e mëposhtme të publikuar nga Policia Italiane për të parë saktësisht sistemin e shpërndarjes: