Operacion i madh anti-drogë në Itali, 12 shqiptarë të arrestuar

24.09.2025

Karabinierët italianë kanë zhvilluar një operacion të madh këtë mëngjes në provincën e Firences dhe nëntë provinca të tjera të Italisë, duke zbuluar tre grupe të trafikimit të drogës me shtrirje ndërkombëtare, ku shqiptarët kanë pasur rol kryesor.

Operacion i madh anti-drogë në Itali, 12 shqiptarë të arrestuar Foto: Ilustrim

Hetimi i zhvilluar midis viteve 2020 dhe 2023, i koordinuar nga Departamenti Anti-Mafia i Firences (DDA), përfshiu gjithsej 32 të dyshuar dhe dokumentoi veprimtaritë e grupeve kriminale.

Sipas autoriteteve italiane, një grup i përbërë tërësisht nga shqiptarë ishte i përfshirë në importimin me shumicë të kokainës nga Holanda në Itali. Një grup tjetër eksportonte kokainë nga Firence në Zvicër dhe shpërndante marihuanë e hashash në Toskanë dhe kantonin e Cyrihut. Organizata e tretë, gjithashtu e përbërë nga shqiptarë – përfshirë edhe një grua – merrej me importimin e hashashit nga Zvicra në Itali për shpërndarje me pakicë.

Operacioni mobilizoi mbi 100 pjesëtarë të forcave italiane të rendit dhe çoi në ekzekutimin e 12 urdhrave të paraburgimit dhe 20 kontrolleve shtesë ndaj të dyshuarve. Një nga të dyshuarit u arrestua në Shqipëri, pas lëshimit të një Urdhri Ndërkombëtar Arresti.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 2 kilogramë kokainë, 22 kilogramë marihuanë dhe afro gjysmë kilogrami hashash, ndërsa katër persona u kapën në flagrancë.

Autoritetet italiane kujtojnë se të gjithë të dyshuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More