LVV
PDK
LDK
AAK

Itali, goditje e madhe ndaj krimit të organizuar, 30-vjeçarit shqiptar i sekuestrohet pasuri me vlerë mbi 500 mijë euro

para 8 dite

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar nga Policia e Shtetit në Itali, ku një 30-vjeçar shqiptar, banues në komunën e Gradara, është vënë nën hetim.

Itali, goditje e madhe ndaj krimit të organizuar, 30-vjeçarit shqiptar i sekuestrohet pasuri me vlerë mbi 500 mijë euro

Nga hetimet e kryera, rezulton se i riu kishte një pasuri të konsiderueshme, të cilën e kishte përfituar nga aktivitete të paligjshme.

Policia ka sekuestruar një teatër në qendrën rezidenciale të Forlì, një pronë banimi në komunën e Gradara, një automjet sportiv luksoz dhe pasuri të tjera financiare, me një vlerë totale prej mbi 500 mijë euro.

I riu akuzohet për mashtrim, pasi ai kishte marrë qindra prenotime për hotele në provincën e Riminit dhe pasi kishte marrë pagesat, ishte zhdukur duke mos i lejuar viktimat të shijonin qëndrimet e rezervuara.

Të ardhurat nga këto mashtrime më pas transferoheshin në llogari të ndryshme rrjedhëse, duke e bërë të vështirë gjurmimin e tyre.

Etiketat

Ofertat e fundit