Itali, dy shqiptarë mbeten të plagosur me thikë pas një konflikti mes fqinjëve

13.09.2025

Një sherr i rëndë midis fqinjëve ka përfunduar me gjakderdhje në një kompleks banesash publike në Suzzara, Itali, gjatë natës midis 10 dhe 11 shtatorit. Dy shqiptarë, të moshës 22 dhe 41 vjeç, mbetën të plagosur me thikë nga një 18-vjeçar maroken, i cili veproi së bashku me babanë e tij.

Itali, dy shqiptarë mbeten të plagosur me thikë pas një konflikti mes fqinjëve Foto: Ilustrim

Sipas mediave italiane, përplasja ndodhi pas një konflikti të vazhdueshëm mes dy familjeve. Gjatë konfrontimit në oborrin e pallatit, 18-vjeçari afrikan nxori një thikë kuzhine që e kishte sjellë me vete dhe sulmoi dy shqiptarët.

41-vjeçari u godit në shpatull, ndërsa 22-vjeçari mori një goditje të rëndë në kokë, duke pësuar plagë të rënda.

Banorët e ndërtesës njoftuan menjëherë autoritetet, duke telefonuar numrin emergjent 112. Patrullat e karabinierëve nga kompania Gonzaga mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan autorin e dyshuar.

22-vjeçari shqiptar, i cili pësoi plagë në kokë, u transportua në spital, ku mjekët i dhanë një prognozë shërimi prej 25 ditësh. Ndërkohë, 41-vjeçari u plagos më lehtë dhe mori trajtim mjekësor.

Hetimet e karabinierëve zbuluan qartë përgjegjësinë e 18-vjeçarit maroken, i cili tashmë është dërguar në burgun e Mantovës. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More