Itali, arrrestohen dy burra dhe dy gra shqiptare – shisnin kokainë nga lokali ku punonin

14.10.2025

Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona me origjinë shqiptare në Noventa di Piave, afër Venecias, pasi dyshohen për shitje droge nga ambientet ku punonin.

Itali, arrrestohen dy burra dhe dy gra shqiptare – shisnin kokainë nga lokali ku punonin Foto: Ilustrim

Gjatë operacionit policor, u sekuestrua edhe objekti publik që ata përdornin si bazë të aktivitetit të tyre, pasi u konstatua se ishte përdorur për të kryer materialisht dhe funksionalisht krimin.

Të arrestuarit janë një 25-vjeçare, një 28-vjeçar, një 44-vjeçare dhe një 49-vjeçar, të cilët dyshohet se u ofronin klientëve kokainë gjatë gjithë ditës, duke e bërë lokalin një pikë të lehtë referimi për përdoruesit.

Gjatë kontrolleve në shtëpitë dhe ambientet e tyre të punës, me ndihmën e qenve nuhatës, policia gjeti dhe konfiskoi rreth 470 gramë kokainë (400 gramë të ndara në tre blloqe), mbi një kilogram marihuanë, më shumë se 100 gramë hashash, materiale për paketim droge, një armë bosh pa kapakun e kuq dhe 5,190 euro para të gatshme.

Të gjitha sendet dhe vetë biznesi u sekuestruan nga autoritetet italiane.

Të dyshuarit u dërguan në burgjet Santa Maria Maggiore në Venecia dhe Venecia-Giudecca për gratë, ndërsa njëra prej tyre u vendos në arrest shtëpiak.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More