Arrestohen tre shqiptarë në Itali: Sekuestrohen 172 kg kokainë me vlerë mbi 25 milionë euro

02.03.2025

Policia e Shtetit italian, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë në bashkinë Rubiera (RE), duke sekuestruar 172 kg kokainë me vlerë tregu mbi 25 milionë euro.

Arrestohen tre shqiptarë në Itali: Sekuestrohen 172 kg kokainë me vlerë mbi 25 milionë euro Foto: Ilustrim

Si rezultat i hetimeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit mes Skuadrave Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Bolonjës dhe Modenës, u bë i mundur arrestimi i tre shtetasve shqiptarë, përkatësisht një vajze të lindur në vitin 1997, vëllait të saj të lindur në 2004 dhe një tjetër shtetasi të lindur në 1982. Të tre të arrestuarit nuk kishin precedentë penalë.

Operacioni u zhvillua në një zonë industriale të Rubieras, ku dy nga të dyshuarit mbërritën me një automjet Renault Captur, ndërsa në vendngjarje u takuan me një kamion. Hetuesit vunë re se drejtuesi i kamionit, pas disa minutash pritjeje, i dorëzoi dy vëllezërve shqiptarë një zarf të ngurtë të verdhë dhe të rëndë. Në atë moment, autoritetet ndërhynë dhe arrestuan tre shqiptarët, duke sekuestruar 16.350 kg kokainë nga çanta që mbanin me vete.

Kontrolli i mëtejshëm i kamionit rezultoi në gjetjen e 156 kg të tjera kokaine, të fshehura në një hapësirë të krijuar poshtë dërrasave prej druri dhe brenda vetë dërrasave.

Ky sekuestrim konsiderohet një goditje e rëndësishme për organizatën kriminale që qëndron pas trafikimit të drogës, duke i shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm. Me urdhër të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Reggio Emilias, të arrestuarit u dërguan në burgun lokal, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal vijojnë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More