Një muaj paraburgim për të dyshuarin Ramadan Morina, për krime lufte në Malishevë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Ramadan Morinës, i cili dyshohet për krime lufte.
Foto: Ilustrim
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Sipas aktakuzës, Morina dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.
Masa e paraburgimit është caktuar për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës hetimore dhe parandalimin e mundësisë së ndikimit në dëshmitarë apo prishjes së provave.