Zyrtare: Merret vendimi për të ardhmen e trajnerit të FC Ballkanit

02.06.2019

Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, ka njoftuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin mitrovicas, Gani Sejdiu. Gani Sejdiu kishte marrë drejtimin e Ballkanit vetëm në 6 ndeshjet e fundit kampionale dhe bashkëpunimi i tyre kishte përfunduar me përfundimin e sezonit 2018/19 në Superligën e Kosovës. Ballkani ka njoftuar se sot kanë patur […]

Zyrtare: Merret vendimi për të ardhmen e trajnerit të FC Ballkanit Foto: Ilustrim

Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, ka njoftuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin mitrovicas, Gani Sejdiu.

Gani Sejdiu kishte marrë drejtimin e Ballkanit vetëm në 6 ndeshjet e fundit kampionale dhe bashkëpunimi i tyre kishte përfunduar me përfundimin e sezonit 2018/19 në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka njoftuar se sot kanë patur një takim me Gani Sejdiun për të biseduar rreth zgjatjes së bashkëpunimit, por një marrëveshje e tillë nuk është arritur.

Kujtojmë se nën udhëheqjen e Gani Sejdiut, Ballkani arriti që t’i shpëtoi rënies nga Superliga. Skuadra nga Suhareka sezonin e mbylli në pozitën e tetë dhe arriten deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.