ZYRTARE: FC Ballkani prezanton transferin e madh në këtë afat kalimtar

02.01.2020

Skuadra futbollistike nga Suhareka, FC Ballkani tashmë është duke dimëruar si kampion vjeshtor në edicionin e Superligës së Kosovës. Kemi hyrë në afatin kalimtar të Janarit, ku Ballkani ka bërë prezantimin e parë për vitin 2020 të afatit kalimtar të këtij muaji. Tashmë, kjo skuadër ka prezantuar futbollistin, Arbër Prekazi. “Arbër Prekazi lojtari më i […]

ZYRTARE: FC Ballkani prezanton transferin e madh në këtë afat kalimtar Foto: Ilustrim

Skuadra futbollistike nga Suhareka, FC Ballkani tashmë është duke dimëruar si kampion vjeshtor në edicionin e Superligës së Kosovës.

Kemi hyrë në afatin kalimtar të Janarit, ku Ballkani ka bërë prezantimin e parë për vitin 2020 të afatit kalimtar të këtij muaji.

Tashmë, kjo skuadër ka prezantuar futbollistin, Arbër Prekazi.

“Arbër Prekazi lojtari më i ri për vitin 2020 ,shumë suksese Arbër”, shkruan faqja zyrtare  e Ballkanit.

Prekazi, së fundi ishte pjesë e Feronikelit.

Në Drenas, mbrojtësi vushtrrias fitoi gjithë trofet e mundshëm ndërsa luajti edhe në Ligën e Evropës si dhe Ligën e Kampionëve.