Ylli i FC Ballkanit para duelit me Prishtinën: Shkojmë për fitore!

26.02.2020

FC Prishtina dhe Ballkani do ta zhvillojnë ndeshjen kryesore të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, ka zgjuar interesim të madh, andaj pritet të jetë një numër masiv i tifozëve në stadium. Ndeshjen në fjalë e ka komentuar edhe ‘motori’ i […]

Ylli i FC Ballkanit para duelit me Prishtinën: Shkojmë për fitore! Foto: Ilustrim

FC Prishtina dhe Ballkani do ta zhvillojnë ndeshjen kryesore të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, ka zgjuar interesim të madh, andaj pritet të jetë një numër masiv i tifozëve në stadium.

Ndeshjen në fjalë e ka komentuar edhe ‘motori’ i mesfushës së Ballkanit, Edvin Kuç.

Në një bisedë me Zëri.info, mesfushori boshnjak thotë se skuadra e tij shkon ndeshje pas ndeshje për fitore.

“Ne i respektojmë të gjitha skuadrat. Dhe në çdo ndeshje ne shkojmë me një synim – fitorja”, u shpreh fillimisht Edvin Kuç.

“Unë mendoj se tashmë kemi dëshmuar se ne luajmë futbollin më të mirë dhe më efiçient në vend”, vlerësoi Kuç duke treguar edhe synimet e Ballkanit këtë edicion: