Tabela e Superligës, Ballkani, Drita e Prishtina me pikë të barabarta

22.02.2020

Sot janë zhvilluar ndeshjet e radhës të Superligës së Kosovës në kuadër të javës së 19-të. Pas fitores së djeshme të Dritës ndaj Vushtrrisë, të njëjtën gjë e bëri edhe sot skuadra tjetër pretende për titull, Prishtina. Kryeqytetasit shënuan fitore bindëse në udhëtim te Drenica me rezultatin 1-3, për të barazuar pikët me skuadrën lidere, […]

Tabela e Superligës, Ballkani, Drita e Prishtina me pikë të barabarta Foto: Ilustrim

Sot janë zhvilluar ndeshjet e radhës të Superligës së Kosovës në kuadër të javës së 19-të.

Pas fitores së djeshme të Dritës ndaj Vushtrrisë, të njëjtën gjë e bëri edhe sot skuadra tjetër pretende për titull, Prishtina.

Kryeqytetasit shënuan fitore bindëse në udhëtim te Drenica me rezultatin 1-3, për të barazuar pikët me skuadrën lidere, Dritën, teksa renditen para Ballkanit. Mirëpo, suharekasit kanë një ndeshje më pak.

Fitore arriti edhe Llapi, të cilët mposhten kampionin në fuqi, Feronikelin, me rezultatin 2-1 dhe tani bashkë ndajnë pozitat 5 dhe 6.

Ndryshe nesër zhvillohen tri ndeshjet e fundit të kësaj jave; Ballkani – Ferizaj, Trepça ’89 – Dukagjini dhe Gjilani – Flamurtari.