Superderbi të mërkurën, SC Gjilani – FC Ballkani

16.09.2019

Këtë mesjavë zhvillohet xhiroja e V-të e Ipko Superliges së Kosovës, ku skuadra nga Suhareka, FC Ballkani do të udhëtojë në Gjilan. Pas katër xhiro të zhvilluara në këtë edicion, është vetëm një skuadër e pamposhtur deri më tani, ajo mban emrin FC Ballkani. Kjo falë angazhimit të pakursyer të “luanëve” tanë dhe super trajnerit […]

Superderbi të mërkurën, SC Gjilani – FC Ballkani Foto: Ilustrim

Këtë mesjavë zhvillohet xhiroja e V-të e Ipko Superliges së Kosovës, ku skuadra nga Suhareka, FC Ballkani do të udhëtojë në Gjilan.

Pas katër xhiro të zhvilluara në këtë edicion, është vetëm një skuadër e pamposhtur deri më tani, ajo mban emrin FC Ballkani.

Kjo falë angazhimit të pakursyer të “luanëve” tanë dhe super trajnerit Munishi.

Ata po japin maksimumin në fushë që në fund të dalin kryelart nga aty. Por ata kanë nevojë më shumë edhe për perkrahje morale, për motivim dhe dashni.

Ndeshja e xhiros së pestë zhvillohet të mërkurën, ku do të përballen SC Gjilani ndaj FC Ballkanit në stadiumin “Agim Ramadani – Katana” në Gjilan, duke filluar prej orës 16:00.

Po ashtu FC Ballkani ka falënderuar të gjithë tifozët e skuadrës që në çdo ndeshje po i perkrahin lojtarët.