Reagimi i trajnerit të FC Ballkanit pasi dy futbollistë të skuadrës së tij janë ftuar te Kosova U21

02.09.2019

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen e radhës kundër Anglisë në eliminatoret e Kampionatit Evropian për të rinjë. Pjesë e listës janë edhe disa futbollistë që luajnë në kampionatin elitar kosovar. Bëhet fjalë për Blendi Baftiun dhe Flamur Gashin e Ballkanit. I kënaqur me ftesat e dy futbollistëve […]

Reagimi i trajnerit të FC Ballkanit pasi dy futbollistë të skuadrës së tij janë ftuar te Kosova U21 Foto: Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen e radhës kundër Anglisë në eliminatoret e Kampionatit Evropian për të rinjë.

Pjesë e listës janë edhe disa futbollistë që luajnë në kampionatin elitar kosovar.

Bëhet fjalë për Blendi Baftiun dhe Flamur Gashin e Ballkanit.

I kënaqur me ftesat e dy futbollistëve të sipërpërmendur është shprehur edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Munishi ka thënë se në të ardhmen edhe Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha do ta bindin trajnerin Rafet Prekazi.

Postimi i plotë i Ismet Munishit:

“Suksese Flamur Gashi , Blendi Baftiu. Shpresojmë në të ardhmen që nëse vazhdojnë kështu me paraqitje të mira Jetmir Topalli e Arbër Hoxha do ta bindin selektorin Rafet Prekazi”./Sheshi/