Portieri i Ballkanit golin e shënuar nga penalltia ia dedikoi ‘Xhebrailave’ dhe presidentit të klubit

25.02.2020

Të dielën, më 23 shkurt klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani zhvilloi ndeshjen ndaj Ferizajit në kuadër të Superligës së Kosovës – java e 19-të. FC Ballkani ka shënuar fitore ndaj Ferizajit me rezultat 3-0. Golashënuesit e kësaj ndeshje ishin Edvin Kuc, Arbër Hoxha dhe Armend Rugji. Ku golin e fundit Armend Rugji, i cili është […]

Portieri i Ballkanit golin e shënuar nga penalltia ia dedikoi ‘Xhebrailave’ dhe presidentit të klubit Foto: Armend Rugji - FC Ballkani

Të dielën, më 23 shkurt klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani zhvilloi ndeshjen ndaj Ferizajit në kuadër të Superligës së Kosovës – java e 19-të.

FC Ballkani ka shënuar fitore ndaj Ferizajit me rezultat 3-0.

Golashënuesit e kësaj ndeshje ishin Edvin Kuc, Arbër Hoxha dhe Armend Rugji.

Ku golin e fundit Armend Rugji, i cili është portier i FC Ballkanit e shënoi nga penalltia.

Në një prononcim për Zëri.info, Rugji tha se ishte ndjenjë e veçantë të shënonte në këtë ndeshje.

“Ishte një ndjenjë e veçantë të shënojë gol pasi nuk kam pasur mundësi ta bëjë një gjë të tillë. Dua ta falënderoj trajnerin Ismet Munishi dhe bashkëlojtarët që ma mundësuan një gjë të tillë. Golin ia dedikoj ‘Xhebrailave’ për përkrahjen që më kanë dhënë si dhe presidentit Arsim Kabashi”, ka thënë Rugji.

Po ashtu ai ka thënë se nëse do të më vie mundësia, pse të mos shënoj. Nëse ma mundëson trajneri të gjuaj ndonjë goditje dënimi apo penallti, do të kisha pasur dëshirë të shënojë edhe ndonjë gol.