Pas vazhdimit të kontratës, ylli i FC Ballkanit ka një falenderim të veçantë për këtë njeri

02.12.2019

Skuadra e Ballkanit ka ‘blinduar’ disa nga futbollistët e tyre kryesor gjatë këtij sezoni, duke vazhduar bashkëpunimin me ta edhe për disa vite tjera. Skuadra nga Suhareka e cila tashmë është edhe lidere e Superligës, ka njoftuar se me vullnet të dyanshëm ka vazhduar kontratat me Visar Berishën, Kushtrim Gashin, Ramiz Bytyqin, Jetmir Topallin, Blend […]

Pas vazhdimit të kontratës, ylli i FC Ballkanit ka një falenderim të veçantë për këtë njeri Foto: Ilustrim

Skuadra e Ballkanit ka ‘blinduar’ disa nga futbollistët e tyre kryesor gjatë këtij sezoni, duke vazhduar bashkëpunimin me ta edhe për disa vite tjera.

Skuadra nga Suhareka e cila tashmë është edhe lidere e Superligës, ka njoftuar se me vullnet të dyanshëm ka vazhduar kontratat me Visar Berishën, Kushtrim Gashin, Ramiz Bytyqin, Jetmir Topallin, Blend Baftiun dhe Edvin Kuc.

Njëri nga futbollistë më në formë deri më tani në Superligën e Kosovës, padyshim që është Jetmir Topalli, i cili me klubin nga Suhareka ka vazhduar kontratën deri më 2021.

21 vjeçari në një prononcim për Metro ka thënë se ndihet i kënaqur me kushtet e ofruara, teksa ka falenderuar edhe Presidentin e klubit.

“Kam nënshkruar kontratë me klubin edhe për një vit tjetër. Kam qenë shumë i kënaqur me kushtet e ofruara. Duhet falenderuar përzemërsisht Presidentin e klubit, Arsim Kabashin, që na ka qëndruar gjithmonë afër dhe ka qenë korrekt në gjithçka. Shpresojmë të vazhdojmë kështu dhe na prift e mbara” – ka thënë 21 vjeçari.

Kujtojmë që Ballkani ndeshjen e fundit për stinorin vjeshtor e luan sot më 2 dhjetor ndaj Vushtrrisë.